Tearcė

bismilahi.gif

Home
Tearcė
Foto
Lajme
Radio Live
Muzikė/mp3
Download
Link
Islam ( Fejė )
Libri i Vizitoreve
Humor
Sport
Türk Sayfasi
Video klipe

 

..<<<<<"Atė Ditė ju do tė Ekspozoheni(para Allahut)..Duke mos mbetur Fshehtė asnjė sekret i juaj.. ALLAHU na MESHIROFTE>>>>>>"

" Islami dhe mencurit e tij qe e ndruan boten "  
 
Kafeja ,ēekat edhe 3 haje te ndryshme ne dit jan vetem pjese mencurive te islamit qe e kan ndryshuar te gjithe jeten e te gjithe botes. Para se te hapet ekspozita me e re ,shkrimtari  Paul Valley beri nje list prej 20 zbulimeve me te famshme te islamit.

 

1.Legjenda thot se Arabi Kalid qe i ka ruajtur dhent e tij ne regionin Kafa ne jug te Etiopise, ka verejtur se bagėtia (kafshet) prej se e kan ngrene frytet e nje peme te asaj bime u kan ndjehur me te gjalla. Njerzit e pare te cilet dokumentohet qe ka pire kafe jane muslimanet e Jemenit, te cileve kafeja ju ka ndihmuar qe te mos ti mer gjumi per ta falur namazine nates.Ne fundin e vitit 15, kafeja ka mbrij deri ne Mekka dhe Turqi. Ne vitin 1645 me eksportin e kafejes ne Veneci,eshte prezentuar spari her ne Evope. Fjala Arabe qahwa ( turqisht kahve) edhe italisht caffe , anglisht coffee.

2.Grekė antikė kan menduar se syt e njeriut leshojn reze, diqka si llaser,dhe ne ate menyre ne mund te shohim. Ne shekullin 10,matematikanti musliman Ibn al Haitham - ka zbuluar se drita  hyn ne syt e tane dhe nuk del.
Ai e ka zbuluar foto aparatin ( kameren ) pa leqe , prej nga se ka verejtur se drita hyn ne syt nepermjet kapaket e mbyllur. Aq sa e vogel ka qen vrima e vogel aq fotogravija me e mir,mbas disa mundimeve aje ka zbuluar Camera Oscura ( od arapskiot zbor qamera - qe do te thot i perhime(terr) ose dhoma private) .Al-Haitham esht i lavderuar tejkalimi i fizikes nga filozofija ne aktivitet eksperimental.
3.Beta verzioni i SHAH-it eshte krijuar ne Indi , qe ka mbrij ne Persine vjeter,ku muslimanet e kan persosur.Prej atje Mavrėt ne shekullin e 10 nepermjet Shpanjės e zgjerojn lojen ne Evropen perendimore gjithashtu shperndahet edhe ne perendim deri ne Japoni.
4.Njemij vjet para vellezerve Rajt, poeti musliman, astronom, muzikant dhe inzhinier Abas ibn Firnas, ka patur nje tentim per te zbuluar nje maqin per fluturim. Ne 852- aj e ka patur  proven e pare duke kercuer ne xhamin e madhe te Kordobes me nje mjet e perbere prej nje materijal i mbeshtjellur me disa drunj te gjat. Ai ka besuar se mund te fluturoj si zog por ajo nuk ju ka plotsuar. Per fat qe materijali (pelhura )ja ka ngadalsuar rezimin edhe aj ka perjetuar. Mbas disa viteve ne 875 , ne 70 vjet aie ka pasur tentimin e fundit por tash me maqin me te persosur e perber prej svilles edhe pendla te shqipnjes.
Kete her ,ai fluturon nga nje mal ,edhe arin me sukses te qendron ne ajr 10 minuta, edhe leshohet ne tok. Per at shkak te ketij zbulimtari aeroporti i Bagdatit edhe nje krater ne hen e mbajn emrin e ketij dijetari.
5.Larja dhe te lajturit jane te domozdoshme per muslimanet,me kalimin e kohes eshte persosur edhe perpunimi i sapunit. Edhe pse egipjanet kane pasi nje lloj sapuni, edhe Romaket qe sapunin e kan perdorur si pomade , Arabet jane ata qe e kan zbuluar sapunin e pare te sotem.
Ata jane njerzit e pare qe i kan kombinuar vajrat biologjike,natriumin edhe hidroksidet edhe vajerat me erre te mir. Per Arabet nje nga karakteristikat me te njohura qe i kan njohur nga  Kruqezuesit ,ka qene erra e keqe e tyre. Pervec sapunit, ata jane zbulimtar edhe te shamponit qe se pari her e kan eksportuar ne Evrop ne vitin 1795 nga tregar musliman.
6.Procesi i ndarjes nga gazrat prej pikes se vluarjes eshte e zbuluar ne 800 nga nje dijetar musliman Xhabir Ibn Hajan. Ai esht pergjegjes i transformimit nga alkimija ne kimi.Zbulues i shum proceseve edhe maqina qe perdoren edhe diten e sotme: kristalizimi,destilizimi,purifikicizmi,oksidimi,filtrimi etj.
Ai e ka zbulua edhe kiselinen e azotit edhe sulfurit. Xhabiri esht inventor edhe destilator qe botes i jep parfumet e para edhe pijet alkoholike ( edhe pse ka qen e ndaluar ) .Si babe i kimijes moderne u ka stervitur sistemeve eksperimentale.
7.Gjunji sjelles -mjet qe e ka gjuajtur sjelljen e levizjes ne linje, esht pjesa qendrore me numer te madh nga maqinerija moderne e botes.Zbuluesit e ketij zbulimit nga inzhinieri musliman al Xhazari, esht pjes e sistemit arab per ujitje. Libri i tij qe u botua 1206 Book of Knowledge of Ingenious Mechanical Device tregon se aj e ka zbuluar edhe persosur ventilat e automobilit edhe klipave,edhe esht shitur robotikes. Megjithate prej 50 zbulimeve te tij gjindet edhe brava me shifra.
8.Izolimi, menura e qepjes kur dy pjese te pelhures qe qepen nepermjet izolimit te materijalit.Ende nuk eshte vertetuar se a esth e zbuluar ne boten islame,apo e pruar nga Kina por thuhet se kryqezuesit e kan vjedhe nga zanatet e muslimaneve.Ata spari her e kan pare ket tek luftaret Saracek,te cilit ne vend te mbuleses kan mbajtur kemisha te mbushura me kashte. Zbulimi menjeher esht derguar ne Evrop per te prodhuar tesha me te ngrohta per njerezit.
9.Arhitektura muslimane esht e vjedhur prej evropes per ndertesat e medha te katedralav.Ata kan qen me te forta se muret e Romakeve,qe kan mund te ndertojn ndertesa me te larta, me te medha.Vete pallatet e evropes jane adaptuar nga pallatet e islamit,tehnikat e gjuajtjes me hark,muret mbrojtes ,kullat e rojes, ruget per gjuajte etj.
10.Numri i madh i instrumenteve hirurgjike e kan dezajnin e njejt prej atyre qe jane zbuluar ne shekullin e 10-te nga hirurgi musliman al-Zahravi. Skalperet e tij, shara per kocit,kleshtat e medicines edhe 200 zbulime tjera qe jan te njohura ne te gjith hurirgit e sodit. Ai esht i pari qe e ka zbuluar qe zorret e kafeshve pas pak kohe prishen,pershkak se kane mundur te perdoren per qepje e operimit te nje pacienti. Me ndihmen e zorreve te tij aj i ka zbuluar edhe kapsulat e pare per pirje. Tjeter doktor musliman ibn-Harvi. Doktoret musliman i kan zbuluar edhe anestasionet e para ( prej opiumit edhe alkoholit ) edhe qilperat qe i kan perdorur per te sheruar katarakten qe perdoren edhe sot ne ket dit.
11.Mullinjte e pare jane te zbuluar spari her ne 634- nga kalifi persijan qe i ka perdorur per blure grurin edhe ujitje Te gjitha keto kane ndothur 500 vjet para se evropa ta shef mullirin e pare qe blun nepermjet eres.
 
12.Inekcijonet ( vakcinat ) jan edhe nje zbulim tjeter islam per shendetsi.Ata ne Evrop kan mberij ne 1724 nepermjet nje gruaje ambasadore ne Istanbul,Pothuajse 50 vite para se perendimi te flet per mbrojten,femijet ne Turqi kan pranuar inekcijone per fruth.
13.Stilografi me ngjyr esht i zbuluar gjithastu ne 953 me kerkesen e sultanit te Egjiptit ,qe ka deshur stilograf qe nuk do te leshoj ngjyr ti perlyen teshat.Njejt ne diten e sodme stilogrrafet kan nje rezerv ngjyre qe stilografi e leshon ne majen e tij.
  
14.Sistemin numerik qe perdoret ne bot me siguri e ka prejardhjen nga indija, por stili i numerimit sigurisht esht nga arabet. Spari her eshte shkruar 825 libri i par nga matematikantet muslima al-Kvarizmi edhe al-Kindi,a emrin algjebra esht i marur nga libri i Al-Kvarizmi , Al-Jabrwa-al-Maquabilah.
Punimet e dijetareve musliman mbas 300 viteve ka mberij ne Evrop nga matematikanti italijan Finonaci, Muslimanet jan fajtor per algoritmat edhe trigonometrat.
15.Ali ibn Nafi -nje nga hedonistet musliman , ne shekullin e 9-te nga Iraku ne Kordobe e dergon konceptin e ngrenjes 3 here ne dit, supe , peshk edhe mish, edhe ne fund fryte ose arra etj. Ai i ka zbuluar edhe gotat kristale te qelgjit.
16.Qilimet kan pershkruar pjese te xhenetit.Prej aritjes se qilimit te persis edhe qilimet arabe , patozet e evropes kane qen te shtruar me gur ose me drunj.Tregtaret arab kan shkrar cena te keqija per shtepit e evropes. Pothuajse te gjith shtepit kan patoze te shtrembur. Pas 20 viteve urinat nga shtepiaket edhe qent e tyre,vjelljet edhe hajet e derdhura, toka ne disa vende ka filluar te bjen, nepermjet gjith shtepit ka gropa.
17.Chekat-Vijn nga fjala arabe Saqq , e shkruar per betimin e pageses per mallerat derisa te porositet malli. Kjo do te thot nje menyr te ikurit nga te mbajturit parat me vete ne teritore te josigurt.Ne shekullin e 9-te biznismenet musliman kan mund pa problem ne bank ne Kine te mer te hollat nga chekat nga banka e Bagdatit.
18.Deri ne shekullin 9-te per nje numer te madh te dijetarve musliman kan besuar se Toka sillet reth dijellit.Per kete ka folur astronomi musliman Ibn Hazim qe ka thane se Dijelli eshte nonstop ne pozit vertikale ne pik te caktuar te tokes. Kjo ka ndodhur 500 vjet para Galileos ti bjen ndermend kjo ide.Dijetaret Musliman kan qen aq preciz ,qe ata ne shekullin e 9-te kan than se perfaqesija e tokes esht 40.253.4 km, per 200km se kan goditur.
19.Edhe pse kinezet e kan zbuluar barutin.Arabet jane ata qe te paret duke perdorur kalium nitratin e kan pastruar barutin edhe me von e kan venduar ne perdorim te ushtris. Kruqezuesit kan qene te friguar nga mjetet zjareprures te muslimaneve. Deri ne shekullin 15 ata e kan zbuluar edhe raketen,qe e kan quajtur vetelevizese-zjareprurese-veze ,gjithastu edhe torpedot qe shum mir kan ditur ta perdorin ne lufterat e detit.
20 Ne Evrope shum ralle ka pasur kuzhina edhe kopshte me peme , bime, por Arabet jan ata qe i kan promovuar kopshtet si vende per pushim edhe meditim. Te paret kopshte me lule ne evrope jan hapur ne shekullin e 11-te ne Shpanjen islame ka patur edhe karanfl edhe lule tjera.
 
 

Cfare Thote Mjekesia Per Abdesin  

 

Abdesi fillon me larjen e duarve, e me anė tė tyre pastrohen gjymtyrėt e tjera, sepse njė fillim i mirė ėshtė shėndet, e mė pas vazhdon me larjen e gojės duke bėrė dhe gargarė. Dihet se goja pėrmban tė gjithė faktorėt ndihmues dhe tė pėrshtatshėm qė ndikojnė nė zhvillimin e mikrobeve tė ndryshme e kjo, sepse ajo ėshtė gjithmonė e lagėsht, dhe me njė nxehtėsi tė pėrshtatshme pėr t'u zhvilluar mikrobet nga mbeturinat qė kanė mbetur gjatė tė ngrėnit. E pėr rrjedhojė kemi shfaqjen e erės sė keqe nė gojė, si rezultat i fermentimit tė ushqimit nė tė. Dhe ėshtė gargara ajo, qė kur bėhet me ujė tė pastėr i pastron mbetjet e ushqimit, pėr vetė faktin se uji pėr nga pėrbėrja e tij kimike, nuk lejon zhvillimin e mikrobeve, e kur ne e pėrdorim atė shpesh sidomos si gargarė, luan njė rol mjaft pozitiv nė pastėrtinė e gojės, ndėrsa vetė gargara forcon muskujt e fytyrės, e tė nofullės nė veēanti. Mė pas vjen radha e pastrimit tė hundės, e kjo duke e thithur ujin nė fillim, e pastaj duke e nxjerrė.

Njė grup studiuesish nga fakulteti i Mjekėsisė tė Universitetit tė Aleksandrisė, nė Egjipt, u morėn me njė kėrkim shkencor pėr tė zbuluar lidhjen e abdesit me shkencėn nga ana shėndetėsore. Ata zbuluan se nė pėrgjithėsi tek ata qė nuk marrin abdes, brendėsia e hundės ėshtė nė ngjyrė tė bardhė nė gri (si e thinjur), e yndyrshme, e lėmuar, qė tėrheq pėr nė brendėsi lagėshtirėn dhe petėsa si zbokth. Ndėrsa vrima e hundės ėshtė si njė ngjitėse me ngjyrė tė errėt e qė lehtėson rėnien e qimeve prej saj, ndėrsa qimet e hundės janė tė ngjitura me njėra-tjetrėn, tė pluhurosura dhe si me zbokth. Kurse ata qė pėrdorin abdesin, hundėn nė brendėsi e kanė tė shkėlqyer dhe tė pastėr, pa lagėshtirė e zbokth edhe qimet i kanė tė pastra po ashtu.

Pas vėzhgimeve me anė tė mikroskopit, u vu re se mikrobet e hundės tek ata qė nuk falen (pra qė nuk marrin abdes), janė tė shumta dhe e kanė pėrfshirė tė gjithėn. Ndėrsa tek ata qė marrin abdes, u panė shumė pak, pėr tė mos thėnė asnjė mikrob. Kjo tregon qė tė shpėlarit e hundės rregullisht ndikon nė shėndet, e kur ajo bėhet tre herė ėshtė edhe mė e mirė ( siē citohet edhe nė traditėn profetike).

Pra, nė shpėlarjen e parė, pastrohen gjysma e mikrobeve qė gjenden nė hundė, nė tė dytėn akoma edhe mė shumė e kėshtu e fundit e pastron totalisht. Pasi kalojnė disa orė hunda pėrsėri kthehet nė gjendje tė papastėr dhe kėrkon qė tė pastrohet… Ky ėshtė edhe njė prej sekreteve tė shpėrndarjes kohore tė faljes sė namazit, qė shoqėrohet edhe me marrjen e abdesit…
Ndėrsa shfryerja e hundės, pėrbėn njė ushtrim shumė tė dobishėm pėr muskujt e frymėmarrjes, nxjerrjen e ajrit tė mbetur nga mushkėritė, nga fshikėzat e ajrimit dhe nga laringu, ky ajėr gjithashtu pėrmban edhe dioksid karboni, e pastrimi i mushkėrive nga ky ajėr, bėhet vetėm me anė tė njė frymėnxjerrjeje tė fortė dhe vendin e kėtij ajri e zė ajri i pastėr. Ky proces bėn qė gjaku nėpėrmjet vėnėės tė kthehet pėr tek barkushja e djathtė, si dhe ndikon nė lėvizjen e shpejtė tė gjakut dhe gjithashtu ėshtė edhe njė nga shkaqet qė pengon formimin e trompozave tė gjakut si dhe pastron gėlbazėn dhe sekrecionet qė gjenden nė tė. Kėshtu frymėmarrja kthehet nė normalitet, muskujt qė ndihmojnė frymėmarrjen bėhen mė tė fortė e elastikė.

Mė pas vjen larja e duarve deri tek bėrryli. E kėto janė gjymtyrėt qė pėrdoren mė shumė, si nė tė ngrėnė, tė pirė, tė takimit dhe tė prekjes e tė kryerjes sė punėve tė ndryshme…

Ėshtė mjaft e domosdoshme qė duart tė jenė tė pastra. Kur uji prek lėkurėn nė ato vende, ai ndikon nė qarkullimin e gjakut, si dhe nuk lejon kontraktimin e venave tė gjakut apo edhe zgjerimin e tyre nė bazė tė temperaturės sė ujit dhe kohės qė ai rri nė tė (gjymtyrė), nė kontraktimin e muskujve etj…Por mė pas kthehemi pėrsėri nė mbulimin e tyre (gjymtyrėve) me anė tė rrobave tė prodhuara nga fije sintetike qė edhe kėto janė tė prodhuara nga pėrbėrės si vajra e bojra tė ndryshme, gjėra qė mund t'i japin lėkurės alergji apo forma tė tjera tė dėmshme pėr tė. Sepse nga kontakti i tyre (rrobave) me lėkurėn e thatė krijohen ngarkesa elektrike e kėto shtrihen pastaj nė tė gjithė sipėrfaqen e trupit e mė pas ndodh shkėndija elektrike, qė shkakton dėme nė trupin e njeriut, e shkenca vazhdon tė merret me kėrkimin e kėtij fenomeni dhe ėshtė uji ai qė e shpėton trupin nga kjo gjė…

Jepi mes'h (fshij me dorė) kokės: kjo ėshtė baza e tretė tek abdesi. Kjo lėvizje, pra, duke fshirė kokėn me duar, ndikon tek muskujt e sipėrm tė trupit, por ndikimi mė i madh bie tek muskujt nga balli tek zverku (qafa) ku hyjnė edhe muskujt sipėrfaqėsor tė kafkės. Profeti Muhamed (a.s.) ka thėnė pėr kėtė:

"Fėrkojeni (fshijeni) me duar kokėn vajtje - ardhje, duke filluar nga balli apo nga pjesa e pėrparme e kokės deri tek qafa, pastaj kthehesh nga qafa pėr tek pjesa e pėrparme e kokės".

Ky fėrkim dhe kjo lagėshtirė e lehtė nuk lejon kontraktimin e kėtyre muskujve dhe gjithashtu largon edhe dhembjen e kokės qė shkaktojnė kontraktimet e saj. Njė tjetėr dobi e abdesit pėr njeriun ėshtė, se kur ai ėshtė i mėrzitur apo i hidhėruar, ai duhet ta fėrkojė kokėn me duar tė njoma, pra t'i japė mes'h e jo ta lajė atė plotėsisht. Sipas traditės profetike, larja e fytyrės dhe e gjymtyrėve tė tjera pėrsėriten tri herė, ndėrsa nė rastin e kokės, bėhet vetėm njė herė. Dhe kjo sepse dhembja e kokės shkaktohet nga ngjeshja e gjakut nė tru dhe ky akumulim ēon nė presionin e palcės kurrizore e pėr rrjedhojė shkakton deri nė paraliza tė ndryshme… Dhe vjen ky fėrkim i lehtė i kokės me duar tė njoma, duke liruar kontraktimin e muskujve tė kafkės dhe qarkullimin normal tė gjakut e pėr rrjedhojė edhe lehtėsimin e dhembjes sė kokės si nervore apo edhe e zakonshme.

Mė tej vijojmė me pastrimin e veshėve (brenda e jashtė), nė mėnyrė qė tė largohet papastėrtia e mbledhur aty, e cila mund tė shkaktojė infeksione tė ndryshme.

Abdesi pėrfundon me larjen e kėmbėve deri tek njyjet. Dhe kjo tregon edhe njėherė mbi rėndėsinė qė Islami i jep pastėrtisė. Kėmbėt janė tė predispozuara tė kenė mė shumė mikrobe, se prekin gjithmonė tokėn, apo janė nė kėpucė, e djersa dhe pluhurat shkaktojnė infeksione tė ndryshme tė lėkurės, e nė mes gishtave nė veēanti. Larja e tyre pesė herė nė ditė, duke i fėrkuar mirė, bėn qė tė evitojė papastėrtitė qė mblidhen nė to. Njė tjetėr dobi e larjes sė kėmbėve ėshtė sepse vė nė lėvizje muskujt e kėmbėve, e tė kofshės nė veēanti, si dhe normalizon qarkullimin e gjakut nė vena, forcon kyēet, gjunjėt, etj…

E pra, zbulimet mjekėsore nuk janė tė vetmet qė ndikojnė tek njė musliman pėr tė marrė vazhdimisht abdesin, por ėshtė pėrkushtimi shpirtėror e zbatimi i fesė qė ka njė ndikim tė madh. Pėrfitimi mė i madh ėshtė se pėr ēdo musliman tė devotshėm e tė sinqertė nė kėtė devotshėri, por qė ėshtė edhe me abdes, falen e luten pėr tė meleqtė, deri sa atij t'i prishet ky abdes. Dhe ėshtė vetė profeti ynė (a.s.) qė thotė:

"Ēelėsi i Xhennetit ėshtė namazi dhe ēelėsi i namazit ėshtė abdesi", apo nė njė thėnie tjetėr ai (a.s.) ėshtė shprehur: "Kur muslimani merr abdes, gjatė larjes sė fytyrės i largohen bashkė me ujin e abdesit qė rrjedh edhe ēdo gabim qė ka bėrė me sy. Gjatė larjes sė krahėve, ēdo gjynah i vogėl i bėrė me duar derdhet bashkė me pikat e ujit. Kėshtu ai e plotėson abdesin e vet i pastruar prej gjynaheve tė vogla."

Kėshtu, ne gjithmonė duhet tė kujtojmė, se abdesi ėshtė arma e besimtarit, pastėrtia ėshtė kushti i imanit dhe se Allahu i Lartėsuar i do ata qė janė pendues dhe tė pastėr.

"O ju qė keni besuar! Allahu nuk dėshiron t'ju shkaktojė vėshtirėsi, por t'ju bėjė qė tė jeni tė pastėr dhe t'i plotėsojė dhuntitė e Tij pėr ju…"
(Kur'an, 5:6)

"Dijeni se Allahu i do edhe ata qė pendohen edhe ata qė pastrohen…"
(Kur'an, 2:222)
 

AGJERIMI

Shkruan: Muhamed Jusufi

Agjėrimi Ligj i Zotit

 

Me fjalėn agjėrim nėnkuptojmė tė ndaluarit e vetes nė disa veprime tė cilat njeriu i bėn gjatė ditės sė pėrditshme. Vendosja e njeriut pėr tė mos folur ose pėr tė mos ngrėnė ose diēka tjetėr pėr tri ditė ose mė gjatė quhet agjėrim.

 

Agjėrimi ėshtė njė vepėr shumė e vjetėr e njeriut. Historia njerėzore nuk ka argumente tė sakta pėr fillimin e agjėrimit. Njeriu e njohu kėtė dukuri qė prej kohės kur kėrkoi nga Krijuesi ndihmė pėr udhėzim. Pėr tė mirėn e njeriut Ai e obligoi edhe me kėtė lloj lutje. Njeriu e kuptoi kėtė mesazh Hyjnor dhe ju pėrmbajt kėtij obligimi deri nė ditėt tona. Njerėzimi duke formuluar shkrime tė veta nė emėr tė Hyjnisė i lejoi vetes tė bėjė ndryshime nė kėtė lutje. Ashtu si dallohet sot besimi ndėr njerėz ashtu ndyshon edhe forma e agjėrimit. Nė esencė tė gjitha fetė qiellore e kanė agjėrimin nė agjendėn e tyre vjetore. Kjo le tė kuptojmė se zanafilla e agjėrimit nuk ėshtė pjellė e ideve njerėzore por  udhėzim i Krijuesit.

Historia islame na mėson se edhe neve (ithtarėve tė Muhamedit s.a.v.s.) na ėshtė bėrė obligim agjėrimi sikurse edhe popujve tė mė hershėm.

 

Lartėmadhėria thotė: “ O ju qė besuat! Agjėrimi ju ėshtė bėrė juve obligim, mu ashtu siē ju kishte bėrė obligim (edhe popujve) para jush. Mbase do tė jeni mė tė devotshėm” (e nuk do tė bėni ndryshime si ata para jush). Bekare 183.

 

All-llahu e ka caktuar edhe kohėn e agjėrimit “ Ditė tė caktuara....” Bekare 184, Po nė kėtė urdhėresė nė ajetin 185 e thekson edhe muajin “ Muaji i Ramazanit ėshtė (muaj ku filloi ) tė shpallet Kur’ani...” pra nė kėtė muaj tė agjėrimit.

 

Nga thėniet e Muhammedit s.a.v.s.

 

Transmeton Muslimi, se i Dėrguari All-llahut ka thėnė: Pesė faljet e namazit si dhe falja prej xhumasė deri nė xhumanė tjetėr dhe agjėrimi Ramazanit deri nė Ramazanin tjetėr janė falje pėr mėkatet e mėdha (qė eventualisht mund tė bėhen ndėrmjet kėtij  intervali). 

 

Transmeton Muslimi, se i Dėrguari All-llahut ka thėnė: Tri personave nuk ju pėrjashtohet lutja: Agjėruesit deri sa tė bėn iftarė, Kryetarit tė drejtė dhe lutja e tė pafajshmit...”

 

Transmeton Muslimi, se i Dėrguari All-llahut ka thėnė: “Kur t’a shikoni Hėnėn e Re agjėroni deri nė atė kohė kur ta shikoni (pas njė muaji) e pastaj hani. Por nėse ėshtė kohė e ligė dhe me mjegull plotėsoni (muajin Ramazan) nė 30 ditė”.

 

Mbėshtetjet tona nė Kur’an dhe thėnjet e Muhammedit s.a.v.s. na janė shumė tė nevojshme sepse njeriu duke u bazuar nė kėto, do tė kuptojė se ka tė bėjė me njė urdhėr qė nuk i pėrket qenies njerėzore. Kėtė obligim njeriu sė pari duhet t’a marrė si lutje dhe adhurim ndaj Krijuesit e pastaj mund tė mirret me tė mirat e tij.

 

Praktika e agjėrimit

 

Zakonisht besimtari fillon ditėn e tij me faljen e mėngjesit. Por nė muajin e Ramazanit besimtari duhet tė zgjohet pak mė herėt se zakonisht dhe para se tė agojė dita, pra, nė kohėn e vegimit ai vendosė tė agjėrojė ditėn e nesėrme. Ky zgjim i hershėm nuk ėshtė obligativ por ishte praktikė e Muhammedit s.a.v.s. i cili ėshtė zgjuar para agimit, qoftė edhe pėr tė pirė njė gotė ujė.

 

Kur besimtari thotė se jam agjėrueshėm ajo aludon nė ndalimin e tij nga ngrėnja pirja dhe marrėdhėnia seksuale nga vegimi deri nė perendim tė diellit. Nga agjėrimi lirohen pleqtė tė sėmurėt, shtatėzanat, gjidhėnėset, femrat gjatė mentsruacioneve dhe lehonisė dhe udhėtarėt. Por nėse kėta e ndiejnė veten tė fuqishėm dhe vėrejnė se agjėrimi nuk i pengon fare nga pėrditshmėria e tyre atėherė kėta mund tė agjėrojnė sepse agjėrimi tyre do tė ishte mė i dobishėm.

 

Pse agjėrojmė?

 

  1. Para sė gjithash besimtari agjėron pėr shkak tė urdhėrit tė All-llahut. Ai ka besuar nė Te, prandaj ai obligohet t’i bindet urdhėrit tė Tij. Ēdo urdhėr qė vie nė emėr tė Zotit konsiderohet nga besimtari se ėshtė pėr tė mirėn e tij. Nė kėtė kontekst agjėrimi konsiderohet njė ndėr lutjet kryesore tė njerėzimit.
  2. Agjėrojmė pėr ta tejkaluar gradėn e melekėve. “ Vėtetė, Ne e krijuam njerinė nė formėn mė tė mirė (nga gjitha krijesat). Pastaj Ne e kthyem ate prej mė tė ultėrve” Tinė, 4-5. Njeriu shpesh herė del nga kontrolli dhe humbet nė jetė, prandaj edhe i Lartėsuari ka theksuar nė Kur’an se njeriu mund tė jetė edhe krijesa mė e ulėt. Njeriu ka nevojė qė t’ia rikujtojė vetes shumė gjėra. Nėse do t’a ndalojė veten me mosngėnje dhe mos bėrje seks gjatė njė kohe tė caktuar, ai shndėrohet nė shembull para gjitha krijesave tjera nė natyrė. Njė veprim i tillė ate e bėn tė meditojė mė thellė dhe mė mirė, sepse nė esencė ai ka tė lejuara shumė veprime dhe ato i ndalon pėr njė kohė vetėm pėr hirė tė urdhėrit tė All-llahut xh.sh.. Nėse ndalesa e tij ėshtė vetėm si shenjė adhurimi ai do t’i tejkalojė edhe melekėt. Ato, as nuk hanė e as nuk shumohen, duke qenė tė tilla ato nuk e kanė idenė e kėnaqėsive tė atyre veprave qė njeriu me vetėdėshirė ia ndaloi vetes pėr njė kohė tė caktuar. Prandaj kėtė sakrificė tė madhe All-llahu e shpėrblen pa masė.
  3. Agjėrimi e bėn njeriun edhe mė tė pastėr nė shpirt, atij ia pėrforcon vullnetin e mirėsisė dhe e largon nga veprat e liga dhe tė shėmtuara. Nė njė hadith Muhammedi s.a.v.s. thotė: “ Agjėrimi ėshtė mbrojtje, ai qė agjėron nuk e lejon veten tė bėrtasė e as tė flet fjalė tė ndyta. Por nėse dikush e ofendon, e shanė ose e bėn tė fjaloset me dikė le t’i thotė: Unė jam agjėrueshėm”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  4. Solidarizimi i shoqėrisė nė kėtė muaj ėshtė mė i madh se nė muajt tjerė. Prej solidarizimeve mė tė forta njihet ndjenja e urisė. Me kėtė veprim tė pasurit hyjnė nė brendinė e formės sė jetesės tė skamnorėve, prandaj nė fund tė muajit jepet zekatul fitri por edhe mundet ai vjetorė. Ky solidaritet nė esencė e ka ndjenjėn e bashkimit ndėrnjerėzorė, gjegjėsisht mes popujve. Njerėzit e varfėr e ndiejnė veten tė barabartė dhe shumė tė lirė. Ata pa ndrotje kėrkojnė hakun e tyre para tė pasurve, shoqatave ose institucioneve qė merren me grumbullimin e zekatit sepse sistemi i ngritur nga All-llahu xh.sh. ka bėrė qė edhe tė pasurit ta kuptojnė se shuma e zekatit ėshtė pronė e skamnorėve. Kėtė do tė ilustoj me njė shembull. Popujt musliman e kanė pėr obligim qė zekatin ta shpėrndajnė nė rrethin ku ata jetojnė. Nėse rrethi tyre nuk ka nevojė pėr zekatė atėherė ajo shumė grumbullohet dhe iu jepet popujve qė kanė nevojė imediate. Ndihmat qė vijnė nga bota arabe tek ne nė Kosovė konsierohet si pasuri e jona e deponuar nė botėn islame sepse ėshtė haku jonė. Mė kėtė pasuri nuk mund tė manipulon askush, ajo i jepet nė formė shumė rigoroze skamnorėve. 
  5. Agjėrimi pastron trupin. Ashtu siē pastrohen ose rigjenerohen mjetet ose veglat motorike njėashtu bėhet edhe  pastrimi i trupit tė njeriut. Kėtė lloj pastrimi do ta kishte spjeguar shumė mė mirė personi i cili ka studijuar mjeksinė ose biokiminė.

Ēfarė agjėruesish kemi?

Agjėruesit nuk duhet t’a ndėrpresin punėn e tyre tė pėrditshme, ata nė kėtė muaj falin  namaze shtesė, si tė duhasė, namazin e teravive dhe namazet e natės. 

Fatkeqėsisht kemi agjėrues qė planifikojnė tė marrin pushim gjatė kėtij muaji. Ēuditėrisht ky muaj ju kalon nė gjumė, ose nė forma tė ndryshme. Tė tillėve ju ndodh qė edhe namazet e regullta t’ju kalojnė pa i falur. Por kemi edhe tė atillė ashtu siē i cilėson Muhammedi s.a.v.s.: “ Ka agjėrues qė prej tij nuk i ka ngelur asgjė pėrveē urisė, dhe gjithashtu ka adhurues qė prej tij nuk i ka ngelur asgjė me pėrveē mosfjetjes”. Transmeton Nisai, Ibn Maxhe dhe Hakimi.

Besimtari duhet ta shfytėzojė muajin e agjėrimit deri nė maksimum sepse ato ditė nuk kthehen. Nė kėto ditė ai pėrfiton aq shumė saqė nuk mund ta marrė me mend. Ate do ta kuptojė kur tė shpėrblehet pas ringjalljes.

Ēka (nuk) e prishė agjėrimin

Ēdo gjė qė bėhet pa qėllim nuk e prishė agjėrimin, kurse e kundėrta e saj e prishė. Harresa nuk llogaritet gabim, prandaj nėse harrojmė gjatė ditės duke qenė agjėrueshėm nuk e prishim ate. Por nėse bėhen me qėllim atėherė juristėt musliman kanė spjeguar  masat e dėnimit tė parapara me Kur’an dhe hadithe tė Muhammedit s.a.v.s..

Statusi i sėmurit u spjegua me ajet Kur’anor por nėse dikush mundet, dhe dėshiron tė agjėrojė ai duhet tė dijė se cilat barėra e prishin e cilat jo. Pėr t’u pėrgjigjur kėsaj, duhet njė libėr i tėrė prandaj do tė preferoja qė tė mirren librat e fikut ose pėrgjigjet t’i marrin  nga persona tė njohur nė lokalitetet e tyre pėr probleme fetare. 

Agjėrimet e preferuara jashta muajit Ramazan

Muhammedi s.a.v.s. e ka vlerėsuar shumė kėtė lloj lutje, nėse ju pėrmbahemi kėtyre do tė jemi tė shpėtuar dhe me krenarė nė ahiret.

Transmeton Ibni Maxhe, ka thėnė i Dėrguari All-llahut: “Ēdo gjė ka zekatė,  zekati i trupit ėshtė agjėrimi kurse agjėrimi ėshtė gjysma e durimit”

Transmeton Muslimi, ka thėnė i Dėrguari All-llahut s.a.v.s. “ Agjėrimi mė i mirė pas Ramazanit ėshtė nė muajin Muharrem, kurse namazi mė i mirė pas atyre obligative ėshtė namazi i natės”

Agjėrimet e preferuara tė Muhammedit s.a.v.s. ishin.

-         Ka agjėruar shumė nga muaji Shaban. 

-         Dhjetė ditėt e para tė muajit Muharrem

-         Ditėn e Arafatit.

-         Tri ditė pėr ēdo muaj

-         Ēdo tė hėne dhe tė enjte

Gjashtė ditė tė shevalit ( muaji pas Ramazanit)

 

1266.gif

         ............Pse e zgjodhėn fenė Islame ..........
      
   Shumė diplomatė, burra shtetėrore, dijetarė tė huaj zgjodhėn fenė Islame pėr shkak madhėrisė sė tij. Misionerėt krishterė duke harxhuar me miliona para janė duke bėrė propaganda fetare. Ndėrsa pa asfarė propagandash shumė tė huaj e zgjodhėn fenė Islame.
Disa prej shembujve qė e pranuan fenė Islame janė:


1-(Oqeani Atllantik me ujrat e njelmta dhe deti Mesdhetar me uje tė ėmbel pa asfarė ndermjetėsimi nuk pėrzihen. Ndėrsa ne Kurani-Kerim spjegohet para 1400 vjetėve.Unė si hulumtues i detrave dhe si Biolog jamė vėretuar se ka nje fuqi mbinatyrorė kėtu u vėrtetova dhe e zgjodha Islamin. Kaptan Cousteau Francez

2-Kurani Kerim me emrin e Allahut xh.sh ja fillon,Ku Tregohet se Allahu xh.sh ėshtė njė.Pas tė gjitha sukseseve qė kisha ne karijerėn time si kėngėtar kisha njė shprastirė ne shpirtė tė cilėn e plotėsova me Islamin. Cat Stevens Anglez

3-Islami i bartė dhe i pėrshtatet tė gjitha kohėrave (epokave),Pėr kėtė arsye jam falemenderues Allahut xh.sh qė ma tregoj rrugėn e vėrtetė.Roger Garaudy Francez

4-Anarkia vetėm me kulturėn Islamik nuk zbatohet dhe pengohet. Per kėtė arsye tani e zgjodha fene Isalme dhe jamė e kėnaqur dhe falemenderuar ne Kuran ku e gjeta rrugėn mė tė drejtė.Tına Gfanzıl Gjermane.

5-Nė Islam, kombėsi, gjuhe ,dhe ngjyra e lekurės se njerėzve nuk ka asfarė dallimi tė gjithė janė te barabartė para Allahut xh.sh. Edhe ne namaz jane nė tė njėjtin rreshtė(safe) pa kurfarė dallimi as rytbe (i pasur apo i varfur).Pėr ketė arsye e zgjodha fenė Islame.Thomas Clayton Amerikan

6-Islami mirrėsine e afron. Te asnjėra fe nuk egziston lidhja dhe respekti vėllazėrore ndermjet njerėzve.Pėr kėtė arsye jame ba Musliman Dr. Rolf Freiherr Austriak

7-Nė Islam , Dashuria ,Drejtėsia, Pastėrtia dhe shpirtmirėsia me frymėzuan shumė ,keshtu qė e zgjodha fene Isalme A.Uemura Japonez

8-Islami ėshtė mė afėr vetėdijes dhe realitetit. Pėr ketė arsye e ndėrova fenė dhe zgjodha fenė Islame
Cecilla Cannolly austriake.

9-Islami ndalon kryelartėsinė dhe tomaqorllekun (jo dorrėdhėnės), ėshtė nje fe qė cdokuj ja zgjat dorrėn tė gjitha shtresave njerėzore Gjeneral Ronald Rockwell Amerikan

10-Islami pėr jetėn e sotshme dhe pas vdekjes(ahiretit) na premton mėshirė dhe hare.Ndersa ne kristianizėm edhe fėmija qė nga lidja ėshtė mekatar,qė sėshtė aspak e logjikshme.
B.Karai Zelanda e rre
edhe shumė tjerrė.............

ha.gif

kadin.gif

Femra nė Islam dhe e Drejta e saj
Pa dyshim nėse mirrė analizojme dhe historine pakė e shumė e njohim do tė vėrtetohemi se Para Islamit ose Para kohės sė jetės sė Pejgamberit Muhamed SAV, femra nė krahasim me mashkullin ka qenė shumė mė e shtypur dhe me thujse me aspak te drejta.
Nė kohen e sotshme janė duke u gjuajtur disa keqkuptime ose mos njohja e Islamit sa i pėrket te drejtave te femres nė Islam.

Disa Spjegime per Femren ne Islam:

Nė Islam sikur mashkulli edhe femra jane te ngarkuar dhe e kane obligim per ndertimin dhe zhvillimin e jetes ne kete bote,si ne lutjet obligimet fetare, friga nga Allahu xh.sh, pa dyshim se nuk kane asfarė dallimi.

Femra si nje qenie nė krahasim me mashkullin nuk eshte aspak e mposhtur,simbas vleres ajo eshte me e vlefshmja nė krijimin e njerezise,“takvāda (nė krijimin e bukurive dhe largesen prej te keqijave)eshte e lartesuar me vleren e saj.(el-Hucurāt 49/13).Ne Kuran_kerim Dallimi fiziologjik (truperor)dhe psikologjik i femres dhe mashkullit janė mė tė vlershėm njeri prej tjetrit ose mė mire nė vend qė ata te krahasohen jane te prauar si Plotesim pė njeri tjerin.(el-Bakara 2/187)

Une,po tė jet mashkull ose femen (jeni prej njeri tjetrit),prej jush cdo mundim (veper te mirre) nuk do ngel pa vleresim (sevap)(Al-i İmran, 3/195). Pėr Bashkeveprimet tuaja (marredheniet mes gjinive),dhe pėr ju, prej nefsėve (organeve gjenitale) tė krijohen cifte (bashkėshorte),dhe ndėrmjet jush Dashuri dhe Respekt krijova.

Nė ajetin (Mümtehine, 60/13),Nė baze tė Islamit ėshtė duke e shpreh dukurinė dhe pamvarėsine e saj.
Femra edhe ajo si njeri,i gėzon bazat e tė drejtve tė njeriut sikur te mashkulli, pa kurfarė dallimi i takojnė edhe femrės.
Sipas kėsaj Ajeti, edhe femrat gėzojne:
- tė drejtat e jetės,pasurisė,ankesės,para ligjit tė jenė tė barabartė, nė proceset ligjore te kenė mbrojtje, mbrojtja nė moral dhe nderin e saj,liri ne besimīn dhe mendimin e saj,tė drejtė martese dhe krijimin e familjes sė saj,secreti ne jetėn e saj private dhe mosprekshmėria,nė ndarjen e pasurisė nė mes vėllezėrve(miraz),dhe mjetet egzistenciale qė ka me bashkėshortin.

Nė vitet e para tė lindjes sė Isalmit Femrat ishin pjesė e jetės. Femrat shkonin ne xhami u uleshin para Pejgamberit Muhamed SAV;mundet qė ne kohėn e sotshme femrat nuk do tė kishin guxim te caktonin pyetje, qė i caktonin femrat e atėhrshme Pejgamberit SAV,nė xhami kane kryer ibadetin(faljen),dhe ndėgjonin bisedat e pejgamberit SAV.

Kėta rregulla vazhduan edhe pas jetės se pejgamberit SAV:
Si Njėherė nė njė hutbe(fjalėmbajtje) Hz.Omer tha:
Femrave qė janė dhėnė tė drejtat janė duke u vlerėsuar mė duket si tepėr, kėta duhet tė pakohen.
Nje Grua nė mexhlis(para krejtve-haptaz) ju pėrgjigj Hz.Omerit.
Allahu qė na i ka dhanė tė drejtat ju nuk mundeni me na i marė,sepse kjo ėshtė njė urdhėr i Allahut nė Kuran.
Hz.Omeri pas kundėrvenjes sė saj tha:"I falimenderohem Allahut qė mbrenda popullit tim ka kėsi femrash,
qė kanė aftėsi tė mė pėrmirėsojnė ne gabimet qė mė ndodhin".

Nė kohėn e Hz.Omer "Hisbe" qė ėshtė quajtur detyra e kontrolluesit dhe rrendit tė tregut (qė sot quhen si inspektorrė te komunės) ja dha nje Femrės,dhe ajo e kryente kėtė detyrė.
(Kjo ngjarje ėshtė e vėrtetuar me burime historke).

Duke shikuar ne historinė e shteteve Islamike, se sa janė duke u pėrmbajtur dhe respektuar urdhėrat te kuranit pėr tė drejtat e femrės. Shihet qartė se; Nė shumė vende traditat e popujve janė tė pėrzier me fenė, dhe ata shumė mė pak Respektohen se sa nė kohėn e Pejgamberit SAV.

Nė shume vende tė botės femra ėshtė konsideruar si nje objekt pėr tė krijuar marėdhenie sexuale,ėshtė larguar prej mesit,dhe ėshtė malltretuar.
Deri nė shekullin e kaluar shek.19 bile atje ku folet per tė drjtat e njeriut ne Evropė,femra nė krahasim me mashkullin nė ligjet shtetėrore nuk kanė gėzuar tė drejtat e barabarta.Sot nė Evrope ku mendohet se mė shumė tė drejta kane femrat deri ne shek 18-19 femra a ka shiprte apo jo u analizoheshte,femres i ngarkoheshin me fjale se ajo sjelle pafatėsi dhe se ajo krahasohet me djallin.
Autori: Dr-Prof. Mehmet Nuri Yilmaz.
perkthim-Moderim
Ilham. F.

Muxhizet e Allahut

Zëri me i bukur në Botë per Kuran

Enter subhead content here

Enter content here

Enter supporting content here