Tearcė

Home

Home
Tearcė
Foto
Lajme
Radio Live
Muzikė/mp3
Download
Link
Islam ( Fejė )
Libri i Vizitoreve
Humor
Sport
Türk Sayfasi
Video klipe

"...Vizitoni web faqen~~~~~~~~~~ www.tearca.ch~~~~~~~~~~Web faqja e "Shoqatės Humanitare Tearcė"...nė Zvicėr......"

Shoqata e Tearcës ne Zvicër Kliko

WWW.TEARCA.CH
header.jpg

Nė Shkup tė ruajtura janė vetėm 21 xhami

Sipas vizatimit tė njė piktori holandez Shkupi nė shekullin XVI-tė ka pasur 120 xhami

Bllagica Tėrpkovska, e cila mė parė ka punuar edhe si udhėheqėse dhe rrėfyese e objekteve qė ndodhen nė Muzeun e Qytetit, thotė se ky vizatim ėshtė punuar duke u bazuar nė rrėfime dhe me siguri piktori holandez e ka vizatuar kur ka qenė nė ndonjė vend tjetėr.

Xhami pa dyshim se ka pasur nė Shkup, mirėpo pyetja ėshtė se a ka pasur kaq shumė xhami”- pyetet Tėrpkovska.

Xhamitė ose mė mirė mesxhidet, kanė qenė objektet e para dhe njėherit nė numėr mė tė madh tė arkitekturės islame. Zakonisht themeluasit e xhamive kanė qenė qytetarė mė tė pasur, myslimanė tė mėdhenj dhe qeverisės qė i kanė ndėrtuar si pėrshpirtje.

Shkupi, gjatė kohės sė sundimit turk, ėshtė pėrballur me shumė katastrofa qė nė njėrėn apo tjetrėn mėnyrė kanė ndaluar ose ngadalsuar procesin e zhvillimit tė tij. Termeti i rėndė nė vitin 1555, luftat dhe djegjet e vitit 1689 gjatė tėrheqjes sė ushtrisė sė Austrisė nė krye me Pikolominin, zjarri nė Ēarshi nė vitin 1908, vėrshimet e mėdha tė lumit Vardar kah fundi i shekullit XVIII dhe XIX si dhe termeti katastrofal i vitit 1963 kanė ndikuar zhdukjen e objekteve tė shumta monumentale.

Sipas rrėfimeve tė Evlija Ēelebit nė Shkup ka pasur mbi 120 xhami tė mėdha dhe tė vogla, mirėpo lutja e pėrbashkėt e tė premtes ėshtė falur nė vetėm 45 xhami. Nga ky numėr i madh i xhamive, qė gjatė shekujve janė ndėrtuar nė Shkup, deri mė tani janė ruajtur vetėm 21 xhami.“Sa i pėrket asaj se a ka pasur apo jo shumė xhami nė Shkup flasin dokumentet, flet vakėfnami dhe nuk duhet tė bazohemi vetėm nė thėniet dhe udhėpėrshkrimet e Evlija Ēelebiut, kemi njohuri se vetėm para Luftės sė Dytė Botėrore ka pasur 80 xhami “ -thotė Behixhudin Shehabi, historian i artit.

Numri i  madh i xhamive, monumentaliteti i tyre si dhe pasuria e zgjidhjeve arkitektonike, pa dyshim, flasin pėr zhvillimin e qytetit dhe domethėnien qė e ka pasur Shkupi, si njėra prej qendrave rumelike gjatė kohės sė sundimit Osman. Tė kota janė mohimet kur luajmė me fakte dhe letra tė hapura.